Kurti takohet me hulumtues të lartë të Këshillit Atlantik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me hulumtuesit e lartë në Këshillin Atlantik dhe është diskutuar për situatën e përgjithshme politike në Kosovë. Në takimin mes tyre janë ndarë këndvështrimet e tyre mbi agresionin dhe invazionin rus në Ukrainë

Damir Marusic, hulumtues në Këshillin Atlantik (majtas), kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (në mes) dhe Rachel Rizzo, hulumtuese në Këshillin Atlantik (djathtas)

Të mërkurën e shtatë shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me hulumtuesit e lartë në Këshillin Atlantik, duke përfshirë Damir Marusic dhe Rachel Rizzo.

“Përgjatë takimit, u diskutua për situatën e përgjithshme politike në Kosovë dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimin e Republikës së Kosovës për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me njohje reciproke në qendër të saj. Kryeministri Kurti dhe hulumtuesit e lartë Marusic dhe Rizzo ndanë këndvështrimet e tyre edhe mbi agresionin dhe invazionin rus në Ukrainë, pasojat për kontinentin e Evropës dhe sigurinë e rajonit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë tutje thuhet se Kosova si një nga vendet e para që iu është bashkëngjitur sanksioneve kundër Federatës Ruse, kryeministri Kurti është shprehur se Republika e Kosovës ka dëshmuar edhe një herë se është aleate e vlerave demokratike.

Me seli qendrore në Washington D.C., Këshilli Atlantik është themeluar në vitin 1961 dhe është një think-tank amerikan që mbulon fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika