Arrestohen tre persona për lëndim trupor në Shtime

Të mërkurën e shtatë shtatorit rreth orës 18:50 në rrugën " Anton Çetta" në Shtime tre persona kanë shkaktuar lëndime trupore tek një person. Pas një pune hetimore intensive në terren hetuesit policor kanë arritur të identifikojnë personat e dyshuar dhe t'i arrestojnë

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se policia e stacionit në Shtime, të mërkurën e shtatë shtatorit rreth orës 18:50 ka pranuar një informacion se në rrugën ” Anton Çetta” në Shtime ka ndodhur një rast i lëndimit trupor.

Personi mashkull kosovar me iniciale i moshës 25-vjeçar kishte pësuar lëndime trupore nga sulmet fizike, nga tre persona të cilët më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

“I lënduari D.A për ndihmë mjekësore është dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në lidhje me rastim policia e rendit dhe hetuesit e stacionit të policisë në Shtime i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet.

“Pas një pune hetimore intensive në terren, rreth orës 22:00 hetuesit policor kanë arritur të identifikojnë personat e dyshuar, vendin e ndodhjes së tyre dhe t’i arrestojë tre të dyshuarit të përfshirë në këtë rast”.

Tutje, në njoftimin e policisë thuhet se të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit, personat: N.A (M/K) i moshës 44 vjeçar, A.A (M/K) i moshës 23 vjeçar dhe A.A (M/K) i moshës 21 vjeçar janë në dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim i lehtë trupor”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika