Ish-ministri i Arsimit: Ky shtator më rikujton mësimin gjatë viteve 1991/92

Ish-ministri i Arsimit, Rexhep Osmani për mbylljen e shkollave dhe mbajtjen e grevës ka thënë se duhet rikujtuar rruga e mundimshme e zhvillimit të arsimit në Kosovë. Sipas tij, greva duhet të përfundojë dhe procesi mësimor të fillojë të hënën e 12 shtatorit

Rexhep Osmani, ish-ministër i Arsimit

Ish-ministri i Arsimit, Rexhep Osmani, i ftuar në emisionin FIVE në RTV Dukagjini ka folur rreth situatës aktuale në arsim dhe ka thënë se ky shtator ia rikujton rrethanat e viteve 1991/92 kur kishin një paralizim të plotë gjatë kohës kur Serbia kishte mbyllur shkollat.

“Atëherë ishte një organizim i fuqishëm, masovik i gjithë arsimtarëve, i prindërve, i qytetarëve të Kosovës dhe ne arritëm që të mos lejojmë që Serbia të shtrijë një integritet të fuqishëm serbo-jugosllav”, ka thënë Osmani.

Më tej, Osmani ka shtuar se për mbylljen e shkollave duhet rikujtuar rruga e mundimshme e zhvillimit të arsimit në Kosovë.

Rexhep Osmani ka shtuar se ky shtator ishte i pa papërgjegjshëm për udhëheqësit e sindikatës. Sipas tij, Qeveria dhe sindikata duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe se sindikata nuk e ka gjetur momentin e duhur për një grevë masovike.

Ish-ministri i Arsimit i bëri thirrje gjithë mësimdhënësve dhe shkollave fillore e të mesme të fillojnë procesin mësimor. Ai shtoi se dita e fundit e grevës duhet të jetë në këtë të premte dhe të hënën të filloj procesi mësimor.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika