Ministri Punëve ta Brendshme, Xhela Sveçla, ka treguar se deri ku ka shkuar puna për dy projektligje e administratës publike. Ai ka thënë se është në fazën e konsultimeve publike, dhe sipas tij grupet punuese janë duke i analizuar vërejtjet, sugjerimet.
Seveçla ka ritheksuar se procesi i dëgjimeve publike ka rëndësi jetike për këto dy ligje dhe jo të jetë vetëm një proces procedural.
Hartimi i këtyre dy projektligjeve është bërë me parimet siç është “ligjshmëria, transparenca, parashikueshmëria, barazia dhe mosdiskriminimi”.
Sipas tij, Kosova për herën e parë e ka një projektligj që rregullon sistemin e pagave në sektorin publik.
Ai ka treguar se me çfarë janë marrë grupet e punuese që kanë hartuar projektligjet, “nëse ka pasur sisteme i cili ka qenë i ndërtuar në bazë të paqëndrueshmërisë me dallime të paarsyeshme shumë të larta në mes të pagave e praktika të përfitimeve dhe privilegjeve në mënyrë të pabarabartë, që shpeshherë kanë krijuar kaos në sektorin publik, dhe shkelje e parimit pagë të barabartë për punë të barabartë”.
Ai ka theksuar se në këtë projektligj “koeficienti nuk përcaktohet në ligjin për paga, por ai caktohet nga Kuvendi”.
Sipas Sevçlës, këto dy ligje do t’i evitojnë këto probleme dhe do të sjellin reforma në administratën publike.
Ai ka përfunduar duke thënë “institucionet po përballen me sulme kibernetike” por thotë se janë duke ia dalë me sukses t’i përballojnë ato.