Plani për atentat, Haliti: Kam qenë i lajmëruar, por policia nuk më ka ofruar asgjë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se ka qenë në dijeni për planet për vrasjen e tij dhe përkundër kësaj sipas tij Policia e Kosovës, nuk i ka ofruar mbrojtje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, e ka konfirmuar lajmin se ndaj tij ishte përgatitur një atentat.
Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, Haliti ka thënë se përkundër paralajmërimeve për rrezikun që i kanosej, Policia e Kosovës, nuk i ka ofruar asnjë lloj mbrojtjeje.

“Kam qenë i lajmëruar, por policia nuk më ka ofruar asgjë”, ka thënë shkurt Haliti.

Ndryshe këtë të hënë mediumi shqiptar A2news, ka raportuar se ka ekzistuar një plan për vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti dhe ish-pjesëtarit të Shërbimit Informativ të Kosovës, Ismet Haxha.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka konfirmuar planin për vrasjen e Kryeministrit Albin Kurti. Sipas njoftimit, Kurti ishte në dijeni për planin përmes informacioneve që ka marrë nga Agjencia e Kosovës për Intelegjencë.

“Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi”, thuhet në njoftim, ku tutje shtohet se lajmi nuk është bërë publik për të mos përhapur panik të qytetarët.

Plani I vitit 2021 së pari u bë publik këtë të hënë nga hakerët të cilët zbardhën e-mailet e ish-drejtorit të Policisë së Shqipërisë, Gledis Nanos. Sipas këtij dokumenti, shënjestër ishin edhe Xhavit Haliti, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Ismet Haxha, ish – anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës. Të dy kanë konfirmuar për mediat në Kosovë se ishin në dijeni për këto plane.

Tutje nga e-mailet e zbardhura nga hakerët iranianë detajizohet plani, ku i dyshuari mendohet të jetë Prek Kodra i cili ka aftësi të mira në përdorim të snajperëve e i dyshuar për disa vrasje të tjera në Kosovë e Mal të Zi.

Po ashtu, i dyshuari Kodra është në kërkim që nga viti 2016. Për planin në 2021 ishte vënë në dijeni edhe Njësia Kundër Terrorizëm, sipas së cilës objektivi i parë do të ishte Ismet Haxha. Objektivi i dytë ishte Xhavit Haliti, i cili do të vritej një muaj pas Haxhës për t’u dukur si hakmarrje. Më pas, do të vritej edhe kryeministri Albin Kurti. Sipas informacioneve, qëllimi i këtyre atentateve është destabilizimi i Kosovës.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika