Jasharaj: Fajtori i vetëm për grevën është Kurti, Qeveria po kujdeset t’i zhdukë sindikatat

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se fajtori i vetëm për grevën në arsim është kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria që ai drejton. Ndërsa, ai po ndihet i pasigurt të dalë vetëm në rrugë, për shkak të kërcënimeve dhe shantazheve ndaj tij

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport diskuton me përfaqësues të SBASHK-ut për grevën në arsim





Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se fajtori i vetëm për grevën në arsim është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Qeveria që ai drejton.

“Të gjithë deputetëve u kemi dërguar letra, jemi lutur, e është keqpërdorur lutja jonë, që të kemi dialog, i cili ka munguar dhe po mungon. Situatën në arsim nuk e sollëm na, por pas 9 muajsh rrugëtim, e solli Qeveria me barrikadat që po i vendosë, me injorancën totale ndaj Sindikatave. Rrahmani as nuk e ka shpallur grevën, por është zëri i mësimdhënësve të Kosovës. I vetmi fajtor për grevat është Albin Kurti dhe Qeveria që ai e drejton”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, ai ka thënë se është në rrezik, pasi ndihet i pasigurt të dalë vetëm në rrugë për shkak të kërcënimeve dhe shantazheve ndaj tij, e që e ka përmendur edhe rastin e fundit që i kishte ndodhur në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë.

“Dikur kishim Rrahman Jashari në debat, tash debatet në Kosovë janë kthyer në debate për Rrahman Jasharajn me fryrje të tmerrshme. Nuk mund të dal vetëm ne rrugë, sepse ndihem i pasigurt pas incidenteve të fundit, dhe për shkak mosdistancimin e Qverisë dhe duke i nxitur madje me diskutime”, ka deklaruar Jasharaj.

Këto deklarata ai i ka bërë gjatë diskutimit në takim me anëtarët Këshillit Grevist dhe me Komisionin për Arsim.

Po ashtu, ai ka thënë se Qeveria po kujdeset t’i zhdukë sindikatat.

Pamje gjatë takimit

“Qeveria po pretendon, dhe po kujdeset t’i zhdukë sindikatat. Nuk është greva e parë kjo dhe nuk i ka rënë papritmas Kosovës. Në Qeverinë Haradinaj, tri javë kemi bërë grevë, por nuk kemi pasur presion, kemi pasur takime. Edhe ai bëhej nervoz me ne”, ka deklaruar Jasharaj.

Ndërsa, deptuteti i i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, i është lutur SBAShK-ut që të përfundojnë menjëherë grevat dhe të fillojnë procesin mësimor.

“Ju drejtohem si koleg i juaji, a ka mundësi që t’i ndërpresim sot grevat dhe pastaj ne jemi me ju çfarëdo që të kërkoni ju, ne jemi me ju. A ka mundësi që fëmijët të fillojnë mësimin tani?”

Ndërkaq, drejtoresha e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), Susan Flocken, gjatë ditës pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar rreth grevës në arsim.

Greva në arsim ende është duke vazhduar për shkak se qeveria nuk e ka përmbushur kërkesën e SBAShK-ut për pagesë prej 100 eurosh derisa të miratohet ligji për pagat.





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika