Latifi: Ekziston vizion i qartë se si do të duket sistemi shëndetësor pas 5-10 vjetësh

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se përmes strategjive që kanë hartuar, kanë një vizion të qartë se si do të duket sistemi shëndetësor pas 5-10 vjetësh

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në një konferencë për media, FOTO: EO





Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, pas takimit me eurodeputetin austriak, Lukas Mandl, në një konferencë për media ka thënë se është shumë mirënjohës për angazhimin e tij që është duke e bërë në institucionet e Bashkimit Evropian(BE).

Ministri, ndër të tjera, ka thënë se ekziston vizioni i qartë se si do të duket sistemi shëndetësor pas 5-10 vjetësh.

“Ne kemi bërë analizë, kemi krijuar strategji afatmesme dhe afatgjatë të bazuara në nevojat e sistemit shëndetësor të Kosovës. Ne kemi vizion të qartë se si do të duket sistemi shëndetësor pas 5-10 vjetëve të ardhshme”.

Ndër të tjera, ai ka listuar disa shtylla të cilat sipas tij janë për përmirësimin e gjendjes në sistemin shëndetësor.

“Digjitalizimi i shërbimeve shëndetësore, përfshirë sigurimet shëndetësore; Kthimi i “trurit” të humbur dhe ruajtja e trurit shëndetësor që ekziston tani, përmes programeve konkrete në shëndetësi; Qendrat klinike të ekselencës dhe shërbimet e avancuara klinike; Kërkimet shkencore dhe krijimi i kapaciteteve hulumtuese; Proceset e akreditimit ndërkombëtar; Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve mjekësore; Decentralizimi i sistemit spitalor dhe riorganizimi i ShSKUK/QKUK”.

Po ashtu, ai e falënderoi deputetin Mandl për vizitën e tij në Prishtinë, derisa ka theksuar se Austria ka mbështetur kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e BE-së.

“Unë jam shumë mirënjohës për angazhimin tuaj të jashtëzakonshëm që keni bërë dhe po bëni në institucionet e BE-së, në mënyrë që të lehtësohet lëvizja e mjekëve tanë dhe qytetarëve tanë”.

Sipas Latifit, mosanëtarësimi në organizatat ndërkombëtare ka ndikuar edhe në sistemin shëndetësor të Kosovës.





Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika