Të enjten e 29 shtatorit, Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca.
E para do të fillojë në orën 10:00 ku në rend dite do të jetë shqyrtimi i parë i projektligjit për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut dhe shqyrtimi i parë i projektligjit për Anti dopingun, ndërsa tjetra do të fillojë në orën 14:00, e cila në rend dite do të ketë shqyrtimin e pikave të papërfunduara të seancave të mbajtura më 4 gusht, 15 gusht, 22 shtator dhe 23 shtator.
Pikat e tjera të rendit të ditës:
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-153 për edukimin në fëmijërinë e hershme,
- Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.
Ndërsa duke filluar në orën 14:00, Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë me pikat e papërfunduara të seancave të mëhershme.
Së pari, Kuvendi do të vazhdojë me pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 15 gusht, 22 dhe 23 shtator.
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,
- Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,
- Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,
- Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.
Ndërkaq pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 4 gusht 2022, janë:
- Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës,
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë,
- Shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027,
- Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
- Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës”,
- Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave.