Mënyra më e shijshme e përgatitjes së tavës me pulë dhe oriz

Përgatitja e drekës apo darkës shpesh vendos shumë dilema, por me anë të këtij artikulli do të keni më të lehtë të zgjidhni recetën që do të përgatitni, madje kjo mund të ju ndihmojë edhe kur keni të ftuar në drekë apo darkë

Receta me mish pule janë fantastike në çdo mënyrë gatimi.

Në supa të ndryshme, gjellë apo tava mishi i pulës mbetet ndër më të preferuarit jo vetëm për shijen që u jep gatimeve por edhe për vlerat ushqyese që ka.

Kështu më poshtë mund të ndiqni një recetë të shijshme dhe një mënyrë gatimi shumë të veçantë të përgatitjes së tavës me pulë dhe oriz, pasuruar me disa përbërës të tjera që i shtojnë edhe më shumë shijen dhe aromën.

Një recetë ideale për një vakt të plotë dreke por edhe darke gjithashtu, ashtu siç është edhe një mënyrë perfekte për ta përgatitur gjatë fundjavave kur familja bashkohet rreth tryezës.

Kjo tavë fantastike mund të shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, turshi por edhe salca të ndryshme.

Gjithashtu kjo tavë shoqërohet plot shije edhe me tarator me kos, hudhra e kastraveca.Përbërësit që i’u nevojiten: 1 pulë e majme e freskët, 1 kg oriz, 2 l ujë, 2 kokrra qepë mesatare, 3-4 domate mesatare, Vaj ulliri, kripë dhe kopër.

Përgatitja

Vendosni një tenxhere në zjarr dhe shtoni aty vajin e ullirit dhe qepët e grira hollë. Përzhitini për pak dhe më pas shtoni thelat e mishit të pulës.

Fërgojini për pak minuta nga të dyja anët sa mishi të humbasë ngjyrën e kuqe.

Më pas, shtoni domatet e grira në rende, dhe lërini të ziejnë bashkë me qepën dhe mishin e pulës për pesë minuta.

Hidhini ujin dhe lëreni të ziejë. Për të provuar nëse mishi është zierë sa duhet,  këshillohet të provoni nëse mishi shkëputet nga pjesa e fundit të kofshës së pulës.

Në këtë moment, hidhni orizin dhe lëreni në tenxhere për 4-5 minuta. Rregullojeni masën me kripë, piper dhe kopër dhe shtrojeni në një tepsi.

Sipas traditës tava piqet në saç, në mungesë të tij ajo futet në furrë dhe piqet derisa të marrë në sipërfaqe ngjyrën e pjekjes.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika