Hoti për Qeverinë: I kanë palosur mbi 700 milionë euro në bankë, e marrin kredi për ndihma sociale

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e Kosovës derisa po mban ta palosura mbi 700 milionë euro në llogari bankare të saj, po merr kredi 47 milionë euro për ndihma sociale

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti





Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka grumbulluar mbi 700 milionë euro në bankë, dhe janë duke marrë kredi 47 milionë euro për ndihma sociale.

“I kanë palosur mbi 700 milionë euro në llogari bankare të Qeverisë. E tash marrin kredi 47 milionë euro për ndihma sociale, prej të cilave 15 milionë janë për pagesat e bëra për ndihma sociale për janar, shkurt dhe mars 2021, kur ka qenë pandemia, të cilat pagesa po bëhen gati dy vite që janë kryer”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

Ndërkaq, ai ka shtuar se “edhe kanë fytyrë të kërkojnë votat e opozitës për ratifikimin e kredisë në Kuvend”.

Po ashtu, ai ka akuzuar Qeverinë për bllokim të investimeve kapitale, duke thënë se edhe në kohën e pandemisë është punuar më shumë.

“I kanë bllokuar investimet kapitale në gjithë Kosovën, të cilat kurrë nuk kanë qenë më të ulëta. Edhe në kohën e pandemisë është punuar më shumë në projekte në gjithë Kosovën”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, ky është dështim total, dhe është dëm i madh për Kosovën “çdo ditë që kjo klasë politike e paaftë dhe e mbrapshtë mbetet në qeverisje. Është e pafalshme të lejohet edhe më tutje kjo lloj qeverisjeje”.





Shija e redaktorit

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

Të fundit nga rubrika