Rrëfimi emocionues i të mbijetuarës së dhunës seksuale: Desha të bëhem pjesë e UÇK-së

Një tjetër e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, po rrëfen në ciklin e emisioneve “Heshtja që vret – Klithma e vërtetë e luftës” në Debat Plus me Ermal Pandurin, për tmerrin që përjetoi para më shumë se dy dekadave.

E preferuar e babait e nxënësja shembullore, mes lotësh rrëfen se si serbët ia shkatërruan rininë, të ardhmen e ëndrrat që kishte për të studiuar juridikun.  

Si 18-vjeçare, ajo përjetoi luftën, për të cilën thotë se kishte dëshirë të madhe të bëhej pjesë e UÇK-së, të ishte pranë babait që tashmë e kishte veshur uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“E pabarabartë, ama dëshira ime ka qenë në atë kohë që të jem pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kam biseduar me babën, mirëpo erdhi koha që duhet patjetër të largohem”, rrëfen ajo, teksa thotë se për interesimin e saj mori edhe aprovimin e babait.

“Jo, nuk ma ka refuzuar, sepse çkado që kam kërkuar prej babës, ka qenë krahu im i djathtë. Është mburrë me mua gjithmonë. Kur ka ardhur te shkolla, kur ka ardhur çdo kund e ka pasur krenarinë, nganjëherë aq shumë me ka ngritur saqë ka thënë një kamion djem mi pasë nuk më duhen, sa vajza ime. Sepse unë kam qenë e gjithanshme nuk e kam përul babën asnjëherë, as në shkollë, as në rrugë, as kudo që ka qenë emri im nuk është përmendur negativisht, vetëm gjëra pozitive”, shton ajo mes emocioneve teksa kujton atë kohë.

Madje, ajo thotë se babai i kishte larguar familjarët tjerë, por duke qenë e lidhur shumë me të, ajo kishte qëndruar me babanë për të mos e lënë vetëm.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika