Krasniqi uron Ramën për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka uruar Kryeministrin e Shqipërisë dhe njëherësh kryetarin e Partisë Socialiste(PS), Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën e kaluar, ku PS siguroi mbi 50% të votave.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se “Shqipëria po vazhdon rrugën e stabilitetit dhe zhvillimit” dhe shprehu shpresën që mandati i ri i qeverisë të shërbejë për ta afruar vendin edhe më shumë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian(BE).

Ai gjithashtu vlerësoi rëndësinë e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet më 16 maj në Tiranë me pjesëmarrjen e 55 liderëve evropianë, duke e cilësuar si “dëshmi e punës dhe vizionit të arritshëm për ‘Shqipëria 2030’.”

“Suksese në këtë rrugëtim të rëndësishëm për gjithë qytetarët shqiptarë,” përfundoi ai, duke shoqëruar urimin me flamurin e Shqipërisë dhe atë të Bashkimit Evropian.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika