Dy herë e ftuan, por asnjëra ftesë e Prokurorisë Speciale nuk e bindi kryeministrin në detyrë Albin Kurti që të paraqitet në zyrat e prokurorisë e të intervistohet për rastin e keqpërdorimit të rezrevave shtetërore.
Meqenëse vullnetin nuk e pati, Prokuroria Speciale kërkoi që Gjykata ta urdhrrojë të dërgohet me forcë që të dëshmojë, por edhe këtu prokurorisë nuk i shkoi fjala.
Këto i bëri të ditur Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj në një intervistë dhënë për Kallxo.com.
“Nuk ka ardhur. Ne i kemi ftesat siç e kërkon Kodi i Procedurës – dy ftesa, nuk është përgjigjur. Ju kemi drejtuar Gjykatës, ashtu siç e kërkon ligji – dy herë. Gjykata ka lëshuar dy urdhëresa, por ai nuk ka ardhur. Unë e them me kompetencë se kërkesa jonë ka qenë e qartë – të lëshohet urdhëresë që dëshmitari të sillet me forcë në Prokurori. Një urdhëresë e tillë kurrë nuk është lëshuar”, ka thënë Blerim Isufaj – Kryeprokuror i prokurorisë Speciale.
Ndonëse Kurti asnëjhere nuk pranoi që kishte refuzuar të intervistohet, ai kërkonte që prokurorët të shkonin në zyrë të tij në kryeministri. E për këtë pati përgjigjie Isufaj.
“Po pse me shku te ai? Pse duhet të përjashtohet? Përkundrazi, Kurti duhet me qenë shembulli më i mirë për qytetarët tjerë. Ne mund të shkojmë te ai në situata të tjera, p.sh. nëse është viktimë e një krimi, nëse është i kërcënuar eventualisht – s’e kemi problem, shkojmë te ai. Ose nëse është i sëmurë – por asnjë nga këto elemente nuk qëndrojnë. Pse duhet ta bëjmë këtë përjashtim?”, ka thënë Blerim Isufaj – Kryeprokuror i prokurorisë Speciale.
Për arsyet e mos miratimit të kërkesës së PSRK-së që kryeminsitri në dtyrë të urdhërohet e me forcë të dërgohet në Prorkurori, përgjigje nuk kanë kthyer nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Por, ish kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani thotë se gjykata është dashur të e lëshojë një urdhër të tille, e nuk është dashur të i dërgojë urdhër për tu paraqitur siç ka bërë.
“Kjo mënyra e komunikimit të gjykatës është jashtë normës ligjore nuk e njeh norma ligjore që mund të nxjerret përfundime që është dashur të bëhet një lloj kompromisi por në dëm të ligjit për faktin se bëhet fjalë me një personalitet me fuqi politike sic është kryeministri, përndryshe këtë mënyre ligji nuk e njeh nuk gjen mbështetje ligjore urdhëri si urdhjër nuk i dorëzohet dëshmitarit por i dorëzohet policisë dhe e sjellë me detyrim”, ka thënë Fejzullah Hasani – Ish kryetar i Gjykatës Supreme.
Më 11 dhjetor të vitit të kaluar, dy prokurorë i kishin drejtuar Kurtit një ftesë për tu paraqitur në PSRK për të dëshmuar. Kjo ftesë ishte publikuar nga zëdhënësi i qeveris, e Kurti nuk ishte paraqitur aty.
Kryeministri në detyrë, nuk shkoi as pas dy gjobave të shqiptuara nga ana e Gjykatës.