A lidhet dorëheqja e Vulinit nga “BIA” me sulmin terrorist në Banjskë?

Shefi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë nën arsyetimin se ka pasur presion nga ndërkombëtarët në mënyrë që të mos sanksionohet Serbia. Vulin njihet si ndër institucionalistët serb që mban raporte të rregullta Rusinë. Por sipas njohësve të zhvillimeve në Serbi, dorëheqja e Vulinit mund të lidhet edhe me ngjarjen e shtatorit në Banjskë të Zveçanit në Kosovë

Një nga terroristët e vrarë serbë në Banjskë më 24 shtator ishte edhe Bojan Mijailoviq.

Sipas institucioneve të Kosovës, sulmuesi i vrarë ka qenë truproja e shefit të inteligjencës së Serbisë, Aleksandar Vulin, kur ky i fundit vizitoi Kosovën në vitin 2013.

Por, Vulin ishte udhëheqës i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë deri mbrëmjen e së premtes, pasi dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Largimin e tij, Vulin e arsyetoi me pretendimet se ShBA-ja dhe BE-ja ia kërkuan këtë për të mos i vënë sanksione Serbisë.

E, dorëheqja e tij, pos për shkak të lidhjeve të ngushta me Rusinë, sipas publicistit kosovar, Shkelzen Maliqi, ka të bëjë edhe me sulmin terrorist në Banjskë kundër Policisë së Kosovës.

“Ka pas presione sidomos prej amerikaneve për shkak të afërsisë së tij me Rusinë edhe tash pas Bansjkës ndonëse nuk janë publiku rezultatet e hetimeve supozohet se ka qenë i involvuar ose të paktën është dashur ta di se çka po përgatitet prandaj është pritur kjo dorëheqje e tij”, ka deklaruar Shkelzen Maliqi – Publicist.

Vlerësim të ngjashëm ka edhe njohësi i sigurisë, Valdet Hoxha, i cili thekson se kjo dorëheqje nuk është bërë me vullnetin e shtetit serb.

“Është e konfirmuar që veprimtaria e këtyre personave është në drejtim të deestabiliteti të rajonit dhe ne funksion të zbatimit të politikave ruse si zgjatim i politikës ruse në rajon. Pra këto dorëheqje janë të imponuara”, ka thënë Valdet Hoxha – Njohës i sigurisë.

Vulin në korrik të këtij viti u fut në listën e zezë të ShBA-së, pasi sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, ai është i përfshirë në trafikim të armëve dhe në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Gjithashtu, në arsyetimin e sanksioneve përmendet fakti që marrëveshjet e tij korruptive kanë lehtësuar aktivitetin malinj rus në Serbi dhe rajon.

Tani ish-shefi i BIA-s, ishte kritikuar edhe për pjesëmarrjen e tij në konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Moskë të Rusisë.

Në komunikatën e dorëheqjes së tij, Aleksandër Vulin tha se Serbia është në presion që të njohë Kosovën, të largohet nga Republika Srpska dhe të mos jetë vend dhe komb sovran, duke vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika