AAK-ja kërkon debat parlamentar për sigurimet shëndetësore

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë të ditur se partia e tij do të kërkojë debat parlamentar për çështjet e sigurimeve shëndetësore, duke paralajmëruar se do të paraqesë një rezolutë

Shemsedin Dreshaj - AAK.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka deklaruar se partia e tij do të kërkojë debat parlamentar për sigurimin shëndetësor për qytetarët e Kosovës dhe se përfundimisht do të dalin me një rezolutë.

Në një konferencë për medie të hënën, Dreshaj ka thënë se pret që ky debat parlamentar të mbahet të enjten.

“E kemi thirrur këtë konferencë ta informojmë opinionin e gjerë lidhur me situatën e rëndë të shëndetësisë dhe njëkohësisht mungesën e sigurimeve shëndetësore në vend. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shpreson që ditën e enjte do të bëhet një debat parlamentar lidhur me gjendjen në shëndetësisë, problemet e përditshme të cilat po hasim në shëndetësinë dhe në mungesë të sigurive shëndetësore”, ka deklaruar Dreshaj në konferencë për medie.

Dreshaj, gjithashtu, ka theksuar se në këtë seancë do të kërkojnë miratimin e një rezolute dhe se presin mbështetjen e pozitës dhe të opozitës.

Sipas tij, arsyeja për këtë është se “tre vitet e fundit për çdo vit e kemi në agjendë ligjin për sigurime shëndetësore dhe ende nuk e kemi në duart tona, dhe si duket ende nuk do të jetë në këtë agjendën pranverore që jemi”.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika