AAK-ja kërkon debat për “dështimet e qeverisë”, Tahiri: Dje u pa ndikimi i Serbisë te serbët në veri

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se në seancës e radhës kanë kërkuar që në rend dite të jenë “dështimet e tri viteve të qeverisjes së Albin Kurtit”

Deputeti Besnik Tahiri ka thënë se Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po kërkon debat me mocion përmbajtësor, i cili, sipas tij, shpërfaq “dështimin” e qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Pas mbledhjes së kryesisë, Tahiri i ka renditur disa nga ato që ai i quan “mashtrime” të kësaj qeverie, duke përmendur sektorin e shëndetësisë dhe atë të arsimit në Kosovë.

“U dakorduam për një seancë të re që do të nisë të enjten në orën 10:00 dhe po ashtu e diskutuam agjendën, kërkuam që në pikën e parë të seancës e radhës të jetë kërkesa jonë për një debat me mocion përmbajtësor për 3 vjet qeveri të kryeministrit Kurti, një debat i cili do të shpërfaq dështimin total të kësaj qeverie në këto tri vjet në veçanti në çështjet që lidhen me zhvillimin ekonomik, Kosova është buzë kolapsit,… ligji i pagave është mashtrimi më i madh pastaj mungesa e sigurisë juridike, shkeljet kushtetuese dhe dështimin eklatant në dy sektorë, në shëndetësi dhe Kosova në vlerësimin e fundit sa i përket arsimit në Kosovë është e fundit në PISA. Në rrafshin ndërkombëtar Kosova vazhdon të jetë nën sanksione nga Bashkësia Evropiane dhe vazhdon të ketë raporte më të ulëta me SHBA-të. Të gjitha këto tema do t’i diskutojmë në momentin kur do të jetë kryeministri këtu…”, u shpreh ai.

Sa i përket procesit të votimit në veri, Tahiri tha se “Serbia duhet ta kuptojë që Kosova ka rregull të vet kushtetues, ligjor dhe se legaliteti dhe legjitimiteti demokratik e detyron të ketë institucione të zgjedhura”.

“Kosovës do të duhej t’i hiqen sanksionet menjëherë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, nuk ka asnjë logjikë që Kosova të jetë nën sanksione dhe Serbia të mos jetë nën sanksione…  Dje u pa që ndikimi i Serbisë te komuniteti i serbëve të Kosovës në atë pjesë është ende i madh, frikësimi, presioni politik, ndikimi politik i Vuçiqit vazhdon të jetë me ndikim.. Me këtë qasje a fiton a humb Kosova? Në aspektin e legalitetit, ka legalitet… ne kemi problem në atë pjesë të Kosovës me legjitimitetin demokratik. Kosova duhet ta ushtrojë sovranitetin e plotë në atë pjesë, por gjithmonë duke argumentuar para faktorit ndërkombëtar. Këto veprime, eksperimentime në një masë përçon një porosi që po e shtoj sovranitetin, por nuk u shtrua as në një shkollë. Për çfarë sovraniteti po flasim? Nuk funksionon kështu shteti”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika