AAK në takim me Kurtin: Përkrahim procesin e Vettingut

Lulzim Blaka, zëdhënës i AAK-së, ka bërë të ditur se AAK-ja procesin e Vettingut e sheh të rëndësishëm dhe i jep përkrahje, po ashtu, PDK-ja i ka dhënë mbështetje procesit të Vettingut, Ndërsa, LDK-ja nuk ka pranuar ftesën nga kryeministri i Kosovës

Ilustrim, logo e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të enjten me ish-ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, i cili ka deklaruar qëndrimin si përfaqësues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në takim, duke thënë se procesin e Vettingut e konsiderojnë të rëndësishëm dhe i japin përkrahje.

Këtë për RTV Dukagjinin, e ka bërë të ditur zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka.

“Në takim me kryeministrin Kurti për Vetingun, Aleanca është përfaqësuar nga ish-Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi. U paraqit qëndrimi ynë se AAK këtë proces e konsideron të rëndësishëm dhe i jep përkrahje”, ka deklaruar ai.

Ish- ministri i drejtësisë, Selim Selimi

Ndërkaq, ai ka thënë se nuk kanë besim që procesi të ketë sukses pa koncensus të plotë të brendshëm politik dhe pa përfshirjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Po ashtu, Blaka ka deklaruar se procesi i Vettingut nuk do të ketë sukses edhe pa mbështetjen e Shteteve  të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, ai u shpreh se nuk kanë besim për suksesin e procesit nëse nuk bëhet vlerësimi i plotë i qëndrimeve të Komisionit të Venedikut.

“Sidoqoftë, AAK nuk ka besim që procesi të ketë sukses pa koncensus të plotë të brendshëm politik, pa përfshirjen e KGJK dhe KPK, pa mbështetjen e ShBA dhe BE dhe pa përfilljen në përpikmëri të qëndrimeve të Komisionit të Venedikut”, është shprehur Blaka.

Ndërkaq, të mërkurën Kurti ka zhvilluar takim me të parin e PDK-së, Memli Krasniqi. Në një konferencë për media, Krasniqi tha se procesi i vettingut duhet të zhvillohet përmes kuvendit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, takon kryeministrin Albin Kurti, dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Krasniqi u shpreh se PDK mbetet e përkushtuar në ofrimin e kontributit për çdo nismë ligjore dhe kushtetuese që i shërben reformave të nevojshme dhe që bëhet ne koordinim me partnerët strategjikë, shoqërinë civile dhe palët tjera të interesit.

Ftesën për të folur për vettingun, e refuzoi Lidhja Demokratike e Kosovës, pasi sipas tyre ata kontributin e tyre do ta japin në Kuvend.

Zëdhënësja, njëherit edhe anëtarja e kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi ka thënë se është “e panevojshme” ftesa e kryeministrit, për t’u takuar në hapësira tjera për një çështje kaq të rëndësishme.

LDK refuzoi takimin me Kurtin për Vetingun: E japim kontributin në Kuvend, i panevojshëm takimi në hapësira të tjera

Krasniqi: Procesi i Vettingut të zhvillohet përmes Kuvendit

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika