Abazi e viziton policin e plagosur në QKUK:  Në mal pa sëpatë

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se pjesëtarët e Policisë së Kosovës e duan Kosovën me jetën e tyre, por shteti i Kosovës, nuk iu ka siguruar sigurimin jetësor por vetëm automjet të blinduar si kompensim. Më tej ai ka thënë se pjesëtarët e Policisë së Kosovës, nuk kanë frik nga ballafaqimi me prokurorët e gjyqtarët e korruptuar

Deputeti i VV-së, Haki Abazi në një konferencë për media





“Veriu është i yni, policët janë të tanët, me përulje për gratë dhe burrat në shërbim të shtetit dhe kombit tonë” , ka deklaruar Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi.

Abazi, ka pasur lëvdata për policinë e korruptuar por edhe kritika  për infrastrukturën shëndetësore të QKUK-së, gjithashtu ka thënë se policia në vend të sigurimit jetësor si kompensimi i kanë autoblindat.

“Në mal pa sëpatë!” është  titulli një shkrimi të Abazit në Facebook ku ka shumë lëvdata për Policinë  e Kosovës.

“Në dhomën e spitalit, vrimat e policit të plagosur janë dëshmia e trimërisë, vendosmërisë dhe patriotizmit në vepër. Po, në vepër jo në teorinë e kapelës së Leninit as në çantën e varur në krahun e majtë për të tërhequr supin e krahut duke e bindur veten për pazëvendësueshmërinë e species unikale të zbritur nga qielli si misionar ideologjik. Etni e njëjtë por mendësi patriarkale e Mugoshës”, ka krahashuar Abazi.

“Në dhomën e spitalit kirurgjik vrimat e prizave dhe spinave te kacavjerrura mbi kokën e policit ishin poashtu evidente, ato pune të kryera shkel e shko me gërdi. Atë vrima mbi kokën e policit që kishte vrimën e bërë nga armiku, po vrimën e prizave, po bezat e bardhë të shkoqur që dukeshin si skenografi e një drame trishtuese”, ka shtuara ai .

Më tej ai ka pasur kritika për gjendjen e QKUK-së  ku sipas tij  është duke munguar përgjegjësia në kryerjen e punëve dhe është bërë dëmit i hapësirës.

“Në oborrin e QKUK kishte shumë vrima nga një kontraktor që po bënte kalime në mes të hapësirës së gjelbër, po asaj pak hapësirë të gjelbër që ka mbetur në atë QKUK ku rrinte qeni topall. Aty përball kishte një ndjesi për vrimat që u bënë mbi trupin e nënës dhe foshnjës”, ka shkruar Abazi.

“E lashë policin në dhomën, afër tij kollitej me gjëmë një i sëmurë tjetër… Polici kishte zemrën më të  madhe që e keni parë, ai fliste vetëm për shokët e tij, ata që e duan këtë vend me jetën e tyre”, ka rrëfyer Abazi.

Ndërkohë Abazi, ka vlerësuar që Policia e Kosovës është e gatshme që të përballet me prokurorët e gjyqtarët korruptuar.

“Ata që plumbin se bëjnë hesap e lere më avokatin, prokurorin e gjyqtarin e korruptuar deri në palcë që ka te veshura rroba me mijëra euro e mbathje me qindra euro ndërsa kombibusi i policëve tanë nuk ka bateri dhe ndoshta ajo makina e blinduar së paku do të vije si kompensim për mungesën e sigurimit jetësor, ka përfunduar Abazi.





Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika