Abazi: Kurti i interesuar ta godasë Peci­n – është rritur shumë për një paranojak si Kurti.

Në emisionin “FIVE”, ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi ka ngritur akuza të rënda për korrupsion brenda Ministrisë së Bujqësisë, duke e drejtuar gishtin konkretisht ndaj ministrit Faton Peci dhe lidhjeve të tij me eksponentë të afërt të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë isha ndalë shumë shkurt te korrupsioni në Ministrinë e Bujqësisë, ku nuk mundem absolutisht mos me barazu krimin dhe korrupsionin e brendshëm që e ka bërë Peci me subvencionet aty,” tha Abazi.

Ai theksoi se fondet publike janë shpërndarë në mënyrë të padrejtë dhe të përqendruar në rrethin e ngushtë të pushtetit:
“Dhënia e qindra mijëra eurove njerëzve të afërt me deputetë të Vetëvendosjes është fundi. Në bazë të standardeve dhe arsyeve pse janë votuar këta njerëz – kundrejt një retorike kundër korrupsionit në të kaluarën – do të duhej menjëherë të reagonin, të merrnin masa, dhe jo të heshtnin.”

Abazi përmendi gjithashtu raportimet për skandale të tjera që, sipas tij, e rëndojnë situatën:
“Me këto që dolën – për mbetjet shtazore, lidhjet me kompani serbe, punësimet nepotike – Peci del sikur është më i padituri i mundshëm kur vendos kush punësohet e kush jo.”

Në fund të deklaratës së tij, Abazi sugjeroi se prapa gjithë kësaj situate qëndron vetë Kryeministri Albin Kurti:
“Unë mendoj që vetë Kurti është i interesuar me godit Peci-n, sepse pas zgjedhjeve të fundit, me një numër votash që si duket është rritur shumë, për një paranojak siç është Kurti, kjo bëhet e rrezikshme.”

(45) 🔴ALBIN KURTI I SHKON NË ZYRE BEDRI HAMZËS – FIVE – YouTube

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika