Abazi pritet të intervistohet nga Prokuroria për deklaratat lidhur me rastin Dehari

Deputeti i VV-së, Haki Abazi do të intervistohet sot nga Prokuroria Speciale lidhur me deklaratat e tij për rastin e Deharit

Të martën e 21 shkurtit, Prokuroria Speciale e Kosovës do ta ftojë për intervistim deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Haki Abazi në lidhje me deklaratat për rastin e aktivistit, Astrit Dehari se “ekzistojnë video-inçizimet” ku shihet se “kush i ka zhdukur mostrat”.

Kjo pasi të enjten e 16 shkurtit, deputeti i VV-së, Haki Abazi në një konferencë për media ka thënë se pamjet e kamerave në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) mund të dëshmojnë se çfarë ka ndodhur me zhdukjen e mostrave në rastin e aktivistit, Astrit Dehari.

Abazi ka thënë se kryeministri Albin Kurti e të tjerë duhet të merren në pyetje nga Prokuroria për rastin në fjalë.

“Nuk besoj që kamerat mund të gënjejnë se çfarë ka ndodhur, mendoj që prokuroria duhet të marrë në pyetje Albin Kurtin, Dejona Mihajlin, Flutura Goga-Bajrami, Albulena Haxhiu, Nazlie Balaj. Rasti i Astrit Deharit është shumë i rëndë për t’u mbajtur mbi supet e qytetarëve. Rrugët janë të qarta se si duhet të bëhet kjo punë”, ka thënë Abazi.

Abazi ka thënë se hulumtimi i fundit që ka bërë për këtë rast e ka sjellë deri te shkarkimi brenda VV-së.

“Hulumtimi im i fundit që kam shtruar, kanë sjellë te shkarkimi brenda VV-së. Shkarkimi im është minor përkundër borxhit që kemi për të sqaruar rastin Dehari”.

Ai ka thënë se si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat e rastit Dehari dhe “Kurti të mos thotë asgjë për këtë”.

“Si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat e rastit Dehari dhe Kurti të mos thotë asgjë për këtë. IML është monitoruar 24 orë prej kamerave, dihet kush ka hyrë te frigoriferi dhe kush ka zhdukur mostrat. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duhet të kryejë punën e saj si ministre, ka vijuar ai.

Ndryshe, mostrat e Deharit u zhdukën në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.

Ndërsa për këtë rast u pezulluan nga puna katër zyrtarë të IML-së.

Prokuroria Speciale do ta ftojë për intervistim Abazin pas deklaratave për rastin Dehari

 

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika