Abazoviq për qeverinë e tij: Lë të bjerë për t’u freskuar

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, do të ballafaqohet më votëbesimi ndaj qeversë se tij më 19 gusht të vitit 2022

Kyreministri i Malit të Zi, Dritan Aabazoviq

Kryeministri i  Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka komentuar Mocionin e votëbesimit që do të shkojë më 19 gusht të vitit 2022   në Kuvendin e Malit të Zi.

Abazoviq  ka shkruar në rrjetin sociale Telegram, ku kk shkruar për qeverinë e tij ku ka thnënë “ lë të bjerë për t’u freskuar”.

Tutje ai ka treguar punë që kishte bërë qeveria e tij, sa ishte ai kryeministër i Malit të Zi.

“Në njëqind ditët e para të punës së qeverisë i kishim duart plot, nuk e di a i keni parë të gjitha, por ne nuk u ndalëm, na interesonte si të hapnim vende të reja pune, si të përmirësojmë rrugët tona”, ka shkruar ai.

“Si t’i bashkohet Mali i Zi sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe të mbyllim çështjet e hapura me rëndësi më të gjerë shoqërore. Gjithçka tjetër është më pak e rëndësishme. Do të përpiqem t’i paraqes rezultatet tani”, ka theksuar Abazoviq.

Të premten e 19 gushtit, Kuvendi i Malit të Zi do të diskutojë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga kryeministri, Dritan Abazoviq.

Kjo nismë për thirrjen e mocionit është e Partisë Demokratike Socialiste(PDS) të presidentit Millo Gjukanoviq, mbështetur nga pesë parti, raporton Vijesti.

Janë mbledhur nënshkrime nga, gjithsej, 36 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Partisë Socialdemokrate (SDP), Socialdemokratëve (SD), Partisë Liberale (LP) dhe Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve (DUA), ndërsa duhen edhe pesë të tjera.

Të premten, Abazoviq përballet me mocionin e mosbesimit

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika