Abazoviq thotë se një kompani e afërt me Gjukanoviq, e kishte financuar fushatën e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së tij

Sipas kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së tij kishte nisur 10 ditë pasi kishte marrë detyrën. Kjo, sipas tij, nga aksioni kundër kontrabandës së cigareve në portin e Tivarit

Presidenti në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

 





Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se aksioni kundër kontrabandës së cigareve në portin e Tivarit kishte qenë arsyeja e financimit të mocionit kundër qeverisë së tij.

Këtë financim, sipas Abazoviq, e kanë bërë kompanitë e afërta me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

“A e dini kur ka filluar të rrëzohet qeveria? Jo kur ishte shkruar kontrata me kishën, por 10 ditë pasi kam hyrë në kabinet. Kur kemi bërë një aksion të madh në portin e Tivarit dhe kemi kapur 148 mijë paketa cigare, në treg kishte vlerën mbi 120 milionë euro”.

“Ishin cigare kontrabandë, që janë të konfiskuara prej shtetit dhe do t’i djegim. Çka ka ndodhur? Në atë moment, ajo ka qenë 10-12 ditë pasi ka nisur qeveria e re”, ka sqaruar Abazoviq.

“Por, pronari është një kompani që e kam përmendur në parlamentin e Malit të Zi, që ka të bëjë me ndërtimin në Mal të Zi, e cila ishte afër Gjukanoviç, edhe financon komplet median dhe fushatën kundër meje për shkak të këtyre gjërave”.

Sipas Abazoviq-it, fushata kundër tij ishte bërë duke i financuar mediat për shkak të 120 milionë eurove, raporton TVKlan.

 





Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika