Abbott e quan të “papranueshëm” aktin e djegies së veturave në veri, kërkon hetime të shpejta

"Hetimet e shpejta për këtë akt krimi janë të nevojshme dhe duhet të kryhen me ndjeshmëri dhe seriozitet", kështu ka reaguar ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, në lidhje me djegien e veturave në veri të Kosovës

Nicholas Abbott, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, e ka quajtur të papranueshëm aktin e djegies së veturave me targa RKS në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori britanik ka kërkuar që këto akte dhune të dënohen nga aktorët politikë seriozë.

Sipas tij, pas këtyre incidenteve duhen hetime të shpejta, të cilat siç është shprehur ai, duhet të kryhen me ndjeshmëri dhe seriozitet.

“Djegia e veturave pas riregjistrimit në targa RKS në veri të Kosovës, është e papranueshme. Të gjithë aktorët seriozë politikë duhet t’i dënojnë këto akte dhune dhe rreziqet që ato paraqesin për stabilitetin dhe qetësinë. Hetimet e shpejta për këtë akt krimi janë të nevojshme dhe duhet të kryhen me ndjeshmëri dhe seriozitet”, ka shkruar Abbott.

Ndryshe, në dy ditët e fundit në veri janë djegur gjithsej pesë vetura, të cilat ishin të regjistruara me targa RKS.

Në mbrëmjen e së mërkurës, dy vetura të serbëve të Kosovës, të cilat ishin me targa RKS, janë djegur në Zubin Potok.

Ndërsa, të enjten tri veturat po ashtu me targa RKS janë djegur në Zveçan, ndërsa dy të tjerat në Mitrovicë të Veriut.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika