Abdixhiku: Do ta mposht Kurtin, do t’i fitoj zgjedhjet nacionale

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se do ta mposhtë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe se do t'i fitojë zgjedhjet nacionale

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se do ta mposhtë kryeministrin Albin Kurti dhe do t’i fitojë zgjedhjet nacionale.

“Unë pretendoj pozitën e kryeministrit, nuk e pretendoj pozitën e presidentit. Prandaj s’bëj program presidencial, por bëj program qeveritar. Sa i përket çështjes së votave, mos keni asnjë dyshim, këto vota janë brenda LDK-së tashmë e dy vite”, ka thënë Abdixhiku.

Ai është shprehur i lumtur me matjet e brendshme që i kanë. “Jam i lumtur me matjet e brendshme që i kemi tani, jashtëzakonisht i lumtur, sidomos në qendrat urbane dhe në qytete të mëdha”, ka thënë tutje kreu i LDK-së, duke shtuar se këto matje janë mbi 50 përqindëshin e qeverisë Kurti.

Abdixhiku është shprehur se qytetarët e Republikës së Kosovës tashmë janë të lodhur prej gjuhëve të tilla politike.

“Qytetarët janë të lodhur prej gjuhëve të tilla, nuk dhezin më. 3 vjet të Qeverisë janë, pak a shumë ky kryeministër ka Qeveri më shumë se gjithë historia e LDK-së në kabinet qeveritar”, ka shtuar Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika