Abdixhiku e Gashi përplasen në lidhje me sektorin e shëndetësisë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është përplasur me analistin Astrit Gashi, në lidhje me menaxhimin e sektorit të shëndetësisë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe analisti politik Astrit Gashi





Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është kritikuar nga analisti Astrit Gashi, në vazhdën e diskutimeve për sektorin e shëndetësisë.

Teksa po fliste për këtë sektor dhe për idetë e partisë së tij, për menaxhimin e shëndetësisë, në Kosovë, ai është ndërprerë nga Gashi, duke kërkuar argumente të tjera nga Abdixhiku.

Gashi, ka thënë se pajtohet me idetë e Abdixhikut, por ato sipas tij ai nuk është treguar sa duhet bindës se ato ide do t’i kthej në realitet.

Abdixhiku: “Eja shkojmë bashkë Astrit shohim si nuk kanë dorëza spitalet”.

Gashi: “Nuk kanë pasur asnjëherë, dhe vazhdojnë të mos kenë”.

Gashi, tutje ka thënë se këto që i ka thënë Abdixhiku i kanë thënë edhe pararendësit e tij në të kaluarën.

“Je duke folë gjatë po më pëlqen çka po thua, mirëpo më kanë pëlqy edhe ata tjerët që kanë thënë kështu e nuk i kanë bërë. Të gjithë politikanët që kanë thënë”, ka thënë Gashi.

Në kundërpërgjigje ndaj tij, Abdixhiku ka thënë se nuk është si politikanët e tjerë dhe as nuk i përfaqëson ata.

“Nuk  jam unë gjithë politikanët, nuk flas në emër të të gjithë politikanëve, a ke problem me idetë që t’i thash?”, ka thënë Abdixhiku.

“Këto premtime i kam dëgju që 12 vjet… në fund përfundojmë me asnjë prej këtyre të bëra”, i është kundërpërgjigjur Gashi Abdixhikut.

Tutje, Abdixhiku i është drejtuar Gashit duke i thënë se nuk është i përgatitur të diskutoj për ide por vetëm për të kaluarën.

“Nuk je duke diskutu për ide, nuk je përgatit për me diskutu për ide, je përgatit çfarë kanë bërë për 20 vjet”, ka thënë kryetari i LDK-së.

Tutje Gashi, është shprehur se kryetari i LDK-së nuk është bindës në ato që i thotë.





Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika