Abdixhiku: Figurë e papërsëritshme, lavdi përjetë heroit Agim Ramadanit

Kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku

“Lufta na e mori strategun më të mirë të kohës”, ka shkruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kështu duke përkujtuar heroin, Agim Ramadani.

Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se në këtë përvjetor, duhet të nderohet kontributi dhe gjurmët e pashlyeshme të Agim Ramadanit, në rrugëtimin për liri e shtet-ndërtim.

“Në historinë tonë të lavdishme; të papërsëritshme, janë disa ditë që aq sa na pikëllojnë, na bëjnë edhe më shumë krenar. Ditë të tilla janë këto të prillit, kur në majet e larta nën udhëheqjen e strategëve të luftës për liri, Agim Ramadani “Katana” dhe Sali Çekaj, u thye kufiri shqiptaro-shqiptar me Betejën e Koshares, atë më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë përvjetor ne nderojmë përjetësisht figurën shumëdimensionale, unike e të papërsëritshme të Agim Ramadanit; nderojmë dhe kontributin e gjurmët e tij të pashlyeshme në rrugëtimin për liri e shtet-ndërtim”, thuhet në postimin e Abdixhikut.

Tutje, kryetari i LDK-së ka shkruar se më 11 prill lufta mori strategun më të mirë të kohës, duke iu referuar Agim Ramadanit, teksa ka thënë se Kosova e pavarur, ishte ëndrra e 114 dëshmorëve të Brigadës 138, të udhëhequr pikërisht nga heroi i rënë.

“Në agimin e 11 prillit, në vend se t’i gëzoheshim rrugëtimit drejt çlirimit të Kosovës, lufta na e mori strategun më të mirë të kohës, luftëtarin e Heroin e Kosovës, Agim Ramadani, atje skaj bjeshkëve të ashpra ku edhe pushon përjetësisht trupi i tij. Kumti i trishtueshëm që në vijat e para të frontit në Koshare, ra Agim Ramadani; nuk i ligështoi shokët e luftës. Ata tashmë kishin motivin për të vazhduar deri në çlirim. Kosova e pavarur, ishte ëndrra e të 114 dëshmorëve të Brigadës 138 të udhëhequr nga Agim Ramadani që tashmë po shkruanin me sakrificën e tyre njërën prej rrëfimeve më të madhërishme të luftës për liri e pavarësi”, thuhet tutje në postimin e Abdixhikut.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika