Abdixhiku i uron mirëseardhje Kica-Xhelilit në LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka konfirmuar se deputetja Doarsa Kica-Xhelili nga Lista Guxo ka kaluar në LDK

Ish-deputetja e Listës Guxo, Doarsa Kica-Xhelili dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Tashmë edhe zyrtarisht, ish-deputetja e Listës Guxo, Doarsa Kica-Xhelili, ka kaluar në Lidhjen Demoktraike të Kosovës, (LDK), këtë ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku, teksa i ka uruar mirëseardhje deputetes, Kica-Xhelilit, ka thënë se ardhja e saj në LDK është vlerë.

“Lidhjes Demokratike të Kosovës, iu bashkua deputetja e Kuvendit të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili. Si politikane aktive e profesioniste e shquar, ardhja e saj në LDK është vlerë. Për këtë jemi të lumtur të gjithë”, ka shkruar Abdixhiku në rrjetin social Facebook.

Ai ka theksuar se me deputeten në fjalë kanë biseduar gjatë mbi politikën, aktivizmin dhe vizionin e partisë për Kosovën.

Ndërsa sipas tij, pikëpamjet e saj për Kosovën, për të tashmen e të ardhmen e brezave të këtij vendi, për drejtësinë në veçanti, janë vlera që provojnë t’i shpërfaqin me këmbëngulësi në çdo veprim politik.

“Kemi folur për LDK-në, idetë tona përpara dhe nevojën e ndërtimit të kësaj rruge së bashku me më të mirët e vendit. Ky është qëllimi ynë; Doarsa është e tillë, prandaj dhe rrugëtimi ynë i natyrshëm”, ka shkruar tutje ai.

Ndërkaq, sipas tij, Kica-Xhelili ka shumë për t’i dhënë LDK-së, anëtarësisë së tyre e idealeve “të përbashkëta”, në rrugën e gjatë që i pret përpara.

Doarsa Kica-Xhelili për herë të parë është bërë deputete në vitin 2021 në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku kishte qenë pjesë e listës së përbashkët në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo.

Kica-Xhelili ka lindur më 25 shtator të vitit 1990 në kryeqytetin e Kosovës, ndërsa me prejardhje është nga Veleshta, afër Strugës.

Ajo është juriste, e diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Juridik në nivelin bachelor. Kica – Xhelili gjithashtu ka studiuar në Universitetin Loyola, në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet një burse, kurse studimet i ka përfunduar në vitin 2014, kur edhe mori titullin Magjistre e Sundimit të Ligjit për Zhvillim.

Doarsa Kica – Xhelili aderon në LDK

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika