Abdixhiku: Kjo është tradhti, autonomia ka emrin “Albin Kurti”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të kosovës, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka një dallim substancial te veprimet e kryeministrit Kurtit e që ky dallim, sipas Abdixhikut, është tradhti.

Në një debat parlamentar mbi situatën në veri, Abdixhiku ka thënë se sjellja e Kurtit, të cilën e cilësoi “fëmijërore” e “populliste”, nuk ka të bëjë me “patriotizëm”.

“Unë besoj që me kryeministrin e vëreni një dallim substancial e që është ideologjik, sepse ky koordinimin siç e ka thënë e siç e sheh, e siç e shpreh dhe me trup e me gjuhë, e sheh njëfarë poshtërimi. ‘A doni koordinim a çfarë doni ju?’..kjo është shprehja e tij. Për ne, koordinimi me aleatë e me miq, ata që të janë gjendur në momentin më të vështirë historik, që ditën kur kanë nisur me u marrë me Kosovë, kemi thënë ken shpëtuar, me ata të cilët i përballim ato shkronja Z, ato banda kriminale, me ta duhet ta shtrojmë sovranitetin në veri. Ky dallim është substancial, e jotja çka po bën është tradhti…sepse të zgjedhësh politikisht, të sillesh kundër Kosovës, NATO-s, BE, SHBA dhe aleatët tone gjithandej me deklarata publike, të zgjedhësh të krijosh një vëmendje shtetërore në ditën kur Vuçiq në Serbi përballet me një propaganda dhe ti asiston t’i heqësh atë vëmendje atij, ta marrësh këtë barrë në emër të Kosovës, kjo s’ka lidhje me patriotizëm e dinjitet. Kjo është sjellje fëmijërore, populliste”, ka thënë ai.

Tutje, Abdixhiku ka vlerësuar se është kreu i ekzekutivit Kurti, ai i cili ka sjellë vetëmenaxhimin në Kosovë.

“Alesandër Vuçiqi të ka vendosë në kurth. Ta ka vendosë një marrëveshje kriter evropian për çdo gjeneratë të ardhshme. Ti e ke prurë vetëmenaxhin në Kosovë, autonominë e ke sjell ti. Autonomia ka emrin ‘Albin Kurti’, ke rënë në grackën e tij të propagandës, dy mjeshtër të propagandës”, ka deklaruar Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika