Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja e Kosovës për të diskutuar caktimin e datës së zgjedhjeve.
Duke folur shkurt para mediave gjatë homazheve në Prekaz, Abdixhiku tha se takimi do të mbahet në orën 13:00.
“Shumë shkurt, meqenëse jemi në një ditë shumë të jashtëzakonshme dhe tani çështjet politike në këtë tempull s’kanë vend. Po, kemi takim në ora një. Nga këtu do të shkojmë, pas vizitës te Bacë Rifat në kullë, do të shkojmë tek takimi i Presidentes për caktimin e datës së ardhshme të zgjedhjeve dhe aty besoj se do të deklarohem para medieve. Lavdi, lavdi për këtë ditë e për epopenë e UÇK-së. Ju faleminderit”, tha Abdixhiku.