Abdixhiku nga Zvicra: Duhet të zgjedhim a do të jemi pjesë e një politike me aleatë në krah, apo me ata që nxisin urrejtje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku gjatë një fjalimi në Gjenveë të Zvicrës ka kritikuar qeverisjen e Kurtit në Kosovë.

Ai ka thënë se programi politik “Rruga e Re” i LDK-së është zgjidhja për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe zymtësia që është futur nga kjo qeveri.

“Të tre vitet e gjysmë të shkuara, janë të humbura. Ato nuk kthehen më. Insistimi në mbrojtjen e tyre nga pushteti është model projektues i së ardhmes. Kjo e ardhme do të na vijë sikurse e tashmja. Pra të ardhmen e tyre e dimë! Ajo, e familjeve kosovare në mbijetesë. E pagave të pangritura sa ngritja e çmimeve, e projekteve të domosdoshme që s’bëhen kurrë, e një vendi që s’ka rrugëtim euroatlantik, e një pushteti të investuar në ndarje e përçarje para investimit në përbashkim “, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Më tej Abdixhiku është shprehur se, bashkimi i së djathtës në Kosovë po ndodhë. Prandaj, rrugëtimi i LDK-së është i destinuar të jetë mes njerëzve të vendit.

“Atyre të harruarve që janë lënë në mëshirën e përballjeve të përditshme. LDK-në duhet ta mbajmë ku dhe ka nisur, mes popullit, zërit qytetar, nga ku buron dhe projeksioni ynë origjinal! Në fund, zgjedhja është fare e lehtë. Ne duhet të zgjedhim se a jemi pjesë e një politike që ndanë, apo një politike që përbashkon? A jemi pjesë e një politike që nxitë urrejtje, apo një që ndërton të ardhmen që si gjeneratë e kemi për borxhjemi pjesë e rrugëtimit të fortë me aleatë në krah, apo e zbrasjes, varfërisë e mbylljes!”, ka thënë Abdixhiku.

“Ne kemi gjetur rrugën tonë tashmë. Rruga e Re është zgjidhja! Le ta gjejmë rrugën e Kosovës tani”, ka përfunduar kreu i LDK-së në një tubim me bashkatdhetarë në Zvicër.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika