Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se deri në këtë fazë subjekti që ai drejton nuk ka pasur qëndrim refuzues ndaj asnjë kandidature për president, “aq më pak ndaj zonjës Osmani”.
Duke folur pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Abdixhiku theksoi se deri më tani LDK-së nuk i është paraqitur asnjë emër zyrtar për të kërkuar mbështetjen e saj.”
“Neve nuk na ka ardh askush me 15 nënshkrime për t’i kërkuar edhe 15 të tjera. Neve nuk na është propozuar asnjë emër për t’i kërkuar votat tona. Në këtë fazë nuk kemi qëndrime refuzuese ndaj askujt, e aq më pak ndaj zonjës Osmani”, ka thënë Abdixhiku.