Abdixhiku ofron dorëheqjen si Kryetar i LDK-Së

Kuvendi i LDK-së është mbledhur për të përcaktuar fatin e udhëheqësit të saj, për të vazhduar ose jo mandatin e Lumir Abdixhikut si kryetar. Ky i fundit ofroi dorëheqjen e tij si kryetar para delegatëve të LDK-së. Gjersa fillimisht, pikat e rendit të ditës ishin të paqarta, anëtarë të saj thanë se sot nuk do flitej për kandidatura të tjera. Të tjerë nuk kursyen qëndrimet e tyre për mbështjen ose jo të kryetarit aktual gjersa gjatë ditës, u morr vendim që votimi të procedohet në formë të fshehtë

Fati i udhëheqjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës i mblodhi të gjithë delegatët e saj në një cep të Prishtinës.

Pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit të kaluar, kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku paraqiti dorëheqjen e tij.

Ndonëse rendi i ditës mbetej i paqartë nëse LDK do bëhej me udhëheqës të rinj, dy anëtarë të saj e patën të qartë formën se si do shkonte mbledhja e së shtunës.

“Nuk jemi në fazë të kandidaturave të tjera, jemi në fazë të vlerësimit të punës së kryetarit aktual të kërkuar nga vet kryetari aktual. Pra, ai ka kërkuar të vlerësohet vet puna e tij, shofim ç’ka po i ofron vet, pastaj Kuvendi të marrë vendimin e tij”.

“Është kuvend pune. Sot vetëm trajtohet çështja e dorëheqjes së kryetarit aktual, e aprovon apo jo ky kuvend. Në të kundërtën, është proces krejt tjetër gara zgjedhore për të parin e partisë. Çështja e votës është e fshehtë, jam pro votimit të fshehtë dhe nuk e deklaroj votën”, ka thënë Imri Ahmeti – Sekretar i LDK-së.

Gashi e Ahmeti nuk deklaruan qëndrimet e tyre ndaj mandatit të Abdixhikut. Por të tjerë nuk u kursyen.

“Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në krye të parties”, ka thënë Driton Selmanaj – Anëtar i LDK-së.

Kundër dorëheqjes së Lumir Abdixhikut u shpreh anëtari, Berat Rukiqi i cili tha se dorëheqja e tij nuk ofronte stabilitet për subjektin.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika