Abdixhiku për Kurtin: Ka rënë në kurthin e Serbisë – s’mund të krijojë stabilitet e as sovranitet në veri

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dështuar ta shtrijë sovranitetin në veri të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar rëndë kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai “ka rënë në kurthin e Serbisë”, dhe se “ ai s’mund as të krijojë stabilitet e as të ushtrojë sovranitet në veri”.

Abdixhiku, po ashtu, ka thënë se kryeministrit të vendit i mungon plani për t’u ballafaquar me gjendjen e tensionuar në veri të Kosovës.

“Barrikadat e grupeve kriminale po bëhen tashmë të zakonshme, siç po bëhet i zakonshëm dhe moszëvendësimi i qindra policëve të dorëhequr, prokurorëve, gjyqtarëve e punëtorëve administrativë në veri, që s’ushtrojnë detyrat, pa të cilat shteti nuk ka përfaqësim. Për më tepër, sot Kosova as nuk ka institucione shtetërore në veri e as që mund të organizojë zgjedhje demokratike për t’i zgjedhur këto institucione aty”, ka shkruar Abdixhiku.

Sipas të parit të LDK-së, gjendja në veri është më e rëndë sesa në të kaluarën, teksa ka shtuar se institucionet e Kosovës nuk duhet që gjendjen atje ta normalizojnë.

“Pra jemi në vakum administrativ. Nëse ishte keq e rëndë në veri, sot është dhe më keq e edhe më rëndë se që ishte paraprakisht. Kjo është e vërteta në veri dhe këtë të vërtetë institucionet e Kosovës s’mund ta lejojnë të normalizohet tani”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të koordinohet me aleatët ndërkombëtarë. Sipas tij, Kosova duhet të kërkojë ndihmë nga ta, për ta kthyer gjendjen në normalitet.

“Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë ndihmë. Nga aty të koordinojë çdo hap të ardhshëm me aleatë për të kthyer rendin e ligjin në veri. Sjellja e vonuar, apo e pakoordinuar, është vazhdimësi e tënkes në kurthin e Serbisë”, është shprehur Abdixhiku.

Ndërkohë, gjendja në veri mbetet e tensionuar, derisa po hynë në ditën e dhjetë vendosja e barrikadave nga serbët e asaj ane.

Përvec rrugëve të bllokuara, dhjetra serbë në mesin e të cilëve dyshohet se kishte edhe grupe kriminale nga Rusia, kishin tentuar të hynin në territorin e Kosovës.

Atë nuk e lejoi policia kufitare e Serbisë, derisa në anën e territorit të Kosovës, ishte vendosur një kordon i trupave të KFOR-it, të cilët ishin në gjendje gatishmërie në rast të eskalimit të situatës.

Protesutesit më vonë ishin shpërndarë pa ndonjë incident të madh.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika