Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka përshkruar si “shumë miqësor” takimin që zhvilloi të mërkurën me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Deklarata e tij erdhi pas përfundimit të përpjekjes së 34-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e cila, ashtu si të mëparshmet, përfundoi pa sukses.
“Takim shumë miqësor me Limajn. Asgjë më tepër se kaq”, u shpreh shkurt Abdixhiku para gazetarëve.
Më herët për këtë takim foli edhe Fatmir Limaj.
Ai tha se me Abdixhikun ndajnë këndvështrime të ngjashme në shumë çështje.
“Me kryetarin Abdixhiku kemi në shumë drejtime një këndvështrim të përbashkët”, deklaroi Limaj.