Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Dragashin dhe ka bashkëbiseduar me qytetarë për papërballueshmërinë, krizat e njëpasnjëshme dhe për ikjen.
Abdixhiku ka thënë se në kohë të zhvillimeve të ndjeshme politike, institucionet e vendit duhet t’i trajtojnë me ndjeshmëri të lartë rekomandimet dhe kërkesat e qytetarëve.
“Sjellja me arrogancë ndaj kërkesave të sinqerta të tyre, dëmton interesat strategjike të vendit. Siç na mëson e shkuara, këto marrëdhënie janë fundamentale për progresin tonë kolektiv, siç janë esenciale për pozicionimin tonë më të mirë në kohë të paqartësive globale”, ka shkruar kryetari i LDK-së.
Tutje, Abdixhiku ka theksuar se “është tejet brengosës fakti që Qeveria e ShBA-ve shprehet e zhgënjyer dhe e shqetësuar nga veprimet e Qeverisë së Kosovës. Kjo s’është lidhja që e kemi menduar ndonjëherë”.
Sipas Abdixhikut, e drejta e zbatimit të ligjit në gjithë territorin e vendit duhet të vlerësohet si garancë për vendin tonë. Ai shton se Kosova ka çdo të drejtë në vendosjen e ligjshmërisë, “siç e ka domosdoshmëri koordinimin me aleatët historik në ndjekjen e synimeve të veta strategjike”.
ShBA “e zhgënjyer”: Qeveria e Kosovës i refuzoi kërkesat e ndërkombëtarëve