Abdixhiku: Perdet ranë, numrat u panë – LDK do të mbrojë Kushtetutën edhe pas betimit

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar deputetët e betuar nga kjo parti politike, i cili ka thënë “dalshi faqebardhë”.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Abdixhiku theksoi se sot u bë e qartë se kush e ka bllokuar procesin institucional. Teksa ai shtoi se pas pranimit të dorëheqjeve verbale nga Komisioni Verifikues dhe krijimit të rrethanave të reja, është bërë e mundur përparimi i procesit të verifikimit të mandateve.

Abdixhiku theksoi se partia e tij do të vazhdojë të mbrojë Kushtetutën, duke qenë kujdestare e ligjshmërisë dhe institucioneve të shtetit.

“Deputetëve të betuar të LDK-së, dalshi faqebardhë. Urime dhe të gjithë deputetëve të betuar të Kuvendit të Republikës.Perdet sot ranë! Numrat u panë. Me to dhe arsyet e bllokimit institucional deri tash. Pas pranimit të dorëheqjeve verbale nga Komisioni Verifikues, pas krijimit të rrethanave të reja përmbajtësore, raporti me gjithë procesverbal, njohu dorëheqjet, rekomandoj verifikimin.
LDK do të vazhdojë të kujdestarojë dhe mbrojë Kushtetutën para betimit e pas betimit; si sjellje, si besim! Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin tonë!”, ka shkruar Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika