Abdixhiku: Përgjegjësi politike për mafian energjetike

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se shkarkimi i kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, është i vonshëm, dhe se sipas tij, Qeveria ka përgjegjësi politike për mbrojtjen dhe lejimin e përfitimeve milionëshe, siç ka shkruar ai, "të mafisë energjetike"

Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas arrestimit të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi, duke thënë se partia e tij ka kërkuar vazhdimisht shkarkimin e udhëheqjes së KEK-ut.

“Kemi kërkuar në vazhdimësi shkarkimin e gjithë udhëheqjes së KEK-ut – militantë partiakë të vendosur nga partia në pushtet – pikërisht për shkak të një skandali si ky që kishte nisur nga korriku i vitit 2022. Ata gjetën mbrojtjen vetëm sepse ishin të partisë. Të njëjtit, pas dëmeve milionëshe ndaj vendit, ndodhen sot në pranga të Policisë”, ka thënë Abdixhiku.

Po ashtu, ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Blloku A5 i KEK-ut është jashtë funksionit tash e 10 muaj, dhe “mirëmbajtja e thjeshtë e tij s’do të merrte kohë më shumë se dy muaj”.

“Ishte interes i mafisë energjetike që ky Bllok të mos prodhonte rrymë. Sepse, për aq kohë sa ishte jashtë funksionit, Kosova detyrohej të importonte energji. Vetëm gjatë 11 ditëve të para të prillit, Kosova kishte importuar plot 5.4 milionë euro rrymë. Nuk ka një biznes tjetër, ku 5.4 milionë euro mund të gjenerohen për vetëm 11 ditë. Mjaftueshëm për të mbuluar 45 mijë pensione, apo ndërtuar 9 çerdhe për fëmijë – të djegura për vetëm 11 ditë!”, ka shkruar tutje Abdixhiku në Facebook.

Ndërkaq, sipas tij, shkarkimi i kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut tani është i vonshëm.

“Tani shkarkimi është i vonshëm. Përgjegjësia politike për vendosjen, mbrojtjen dhe lejimin e përfitimeve milionëshe të mafisë energjetike është domosdoshmëri. Kjo përgjegjësi ka adresë vetë Qeverinë”, ka shkruar Abdixhiku.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, këtë të mërkurë është arrestuar Nagip Krasniqi – kryeshef ekzekutiv i KEK-ut, nën dyshimin se i njëjti ka kryer tri vepra penale.

Në njoftimin e lëshuar Prokuroria Speciale thuhet se me urdhër të kësaj Prokurorie “Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet N.K. (Nagip Krasniqi) për shkak të dyshimit të bazuar se i  njëjti ka kryer veprat penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’  nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK,  ‘Ushtrimi i ndikimit’  nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale ‘Konflikti i interesit’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”.

Me urdhër të prokurorit, Krasniqi është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Arrestimi i Krasniqit është bërë pasi hetues nga Departamenti i Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës, sot kanë bastisur zyrat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika