Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka theksuar amaneti i familjes Jashari është të duam dhe të mbrojmë Kosovën me ndershmëri, drejtësi dhe përkushtim të sinqertë, duke respektuar sakrificën më të lartë njerëzore që solli shtetin.
“Jasharajt na lanë një amanet të madh ta duam këtë vend pe kushte, dhe ta mbrojmë atë me nder. Ky amanet nuk kërkon heroizma të mëdha secilën ditë, janë kryer por kërkon ndershmëri në shërbim drejtësi në vendime dhe përkushtim të sinqertë për Republikën tonë. Sepse shteti që e kemi sot është fryt i sakrificës më të lartë njerëzor dhe për këtë arsye ai duhet të mbetet gjithmonë në lartësinë e kësaj sakrifice”, ka deklaruar ai.
Ai deklaruar se në momentet vendimtare të historisë popujt nuk maten me numra, territore apo forcë ushtarake, por me shpirtin dhe gatishmërinë për sakrificë.
Në seancën solemne të mbajtur në Kuvendi i Kosovës, në shënim të 28-vjetorit të Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Abdixhiku foli për sakrificën dhe figurën e Adem Jashari dhe për domethënien që ajo ka për historinë e popullit të Kosovës.
Ai tha se në momentet kur një popull përballet me prova të mëdha, matësi i vërtetë i forcës së tij është gatishmëria për të mbrojtur atë që e konsideron të shenjtë.
Ai theksoi se në momente vendimtare historia kërkon njerëz që e kuptojnë se jeta e tyre nuk u përket vetëm atyre, por i shërben një qëllimi më të madh kombëtar.
“Në ato çaste, popujt nuk maten më me numra, nuk maten as me territore, edhe më pak me forcë luftarake. Ata maten me shpirtin e tyre, me gatishmërinë për të mbrojtur atë që e konsiderojnë të shenjtë, më të shenjtë sesa veten e tyre. Në ato çaste vendimtare, historia kërkon njerëz që janë në lartësinë e saj. Njerëz që e kuptojnë se jeta e tyre nuk u përket më vetëm atyre, por është e destinuar për një fat shumë më të madh kombëtar”, u shpreh Abdixhiku.
Duke folur për sakrificën, Abdixhiku tha se ajo nuk duhet parë si humbje, por si një akt madhështor që krijon kuptimin më të thellë të një populli për vetveten.
“Tani sakrifica është akt madhështor, në fakt është akti më madhështor që qenia njerëzore në tokë, por edhe në raportin e saj me hyjnoren, pra me vetë Zotin, arrin ta ndërtojë. Sepse sakrifica nuk është vetëm akt i luftës, ajo është një filozofi e vetë jetës. Në këtë kuptim, sakrifica nuk është humbje. Ajo është një formë e rrallë e krijimit. Sepse përmes saj lind kuptimi më i thellë i një populli për vetveten”, deklaroi ai.
Abdixhiku teksa fliste për Adem Jasharin, ka theksuar se ai u formua në një familje dhe në një mjedis ku historia dhe rrëfimet për qëndresën e brezave të mëparshëm ishin gjithmonë të pranishme.