Abdixhiku: Qytetarët tanë janë ngopur me arsyetimet mbi të shkuarën

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar lidhur me takimet e partisë së tij me qytetarët. Ai ka thënë se LDK-ja do të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe do të punojë për të bërë Kosovën më ndryshe. Ndërkaq ka theksuar se qytetarët e Kosovës janë ngopur nga arsyetimet mbi të shkuarën

Fotoilustruese





Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se LDK-ja po vazhdon takimet me qytetarët, dhe këtë po e bën për të ndryshuar vendin dhe për të rritur bashkëpunimin me ta.

Abdixhiku i ka vendosur theks të veçantë krizës ekonomike dhe shoqërore, në të cilën, Kosova po kalon, duke shtuar se këto janë brengat, të cilat LDK-ja po i trajton në secilin takim.

“Kosova po kalon nëpër një periudhë të rëndë ekonomike e shoqërore. Çmimet e larta, pagat e ulëta, furnizimi energjetik, mungesa e investimeve kapitale, rrënimi shëndetësor, kriza në arsim e ikja e të rinjve, janë brengat e shprehura në çdo takim”, thuhet në postimin e kryetarit të LDK-së.

Lidhur me këtë, ai ka thënë se qytetarët tanë janë ngopur me arsyetimet mbi të shkuarën, duke shtuar se ata kanë kërkuar një Kosovë më ndryshe.

“Qytetarët tanë janë ngopur me arsyetimet mbi të shkuarën, siç po lodhen me polarizimin e skajshëm shoqëror që po u servohet në vazhdimësi. Kjo nuk është Kosova që e kanë kërkuar si ndryshim”, ka thënë Abdixhiku.

Tutje, Abdixhiku ka shtuar se LDK-ja po punon që shoqëria kosovare të zhvillohet sa më shpejtë.

Njashtu ka theksuar faktin se Lidhja Demokratike e Kosovës, është zëri i qytetarëve. Sipas tij, për të arritur një Republikë të duhur, LDK-ja po realizon këto takime në çdo fshat dhe qytet të vendit.

“Shoqëria jonë meriton hapa të shpejtë zhvillimor drejt së ardhmes, që kjo gjeneratë politike duhet ta krijojë. Ky është qëllimi ynë. Ne kemi një plan; kemi dhe ekip të denjë e të përgjegjshëm për të dërguar Republikën në drejtimin e synuar gjithherë. Për të bërë këtë rrugëtim, do të flasim, do të takojmë, e do të punojmë  në çdo fshat e çdo qytet të vendit tonë. Do të jemi zë i qytetarëve tanë sot, për të qenë ndryshues të vërtetë nesër. LDK ju dëgjon”, ka përfunduar Abdixhiku.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika