Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, vlerëson se sot do të bie perdja e mashtrimit që sipas tij Vetëvendosje ka pretenduar se ka numrat që ta formojë Qeverinë.
Abdixhiku para mediave tha se punët e mira nuk duhet të lihen në ditën e fundit, njofton Dukagjini.
“Punët e mira nuk lihen në ditët e fundit, por sot bie perdja e madhe e mashtrimit 8 mujor në të cilin mashtrim na është thënë se numrat për formimin e qeverisë janë dhe se kanë shumicë dhe po bllokohet vullneti i popullit të Kosovës. Tani është mundësia për të parë të vërtetën”, deklaroi Abdixhiku.