Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar këtë të hënë kandidatët e partisë që garojnë në raudin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen më 9 nëntor.
Abdixhiku bën të ditur se çdo aktivitet i LDK-së këto ditë do të drejtohet vetëm për këtë garë dhe atu ku sipas tij qytetarët presin fitoren e LDK-së, njofton Dukagjini.
“Dhe janë plot 9 komuna ku LDK sot garon; me 2 të fituara tashmë. Këtu mbetet puna jonë. Kështu projektohet LDK-ja jonë. Për veten, për kandidatët tanë e fitoret tona. Çështjet tjera periferike, ato të pas humbjeve e protagonizmave kohë-humbëse, do të trajtohen menjëherë pas 9 nëntorit; dhe atë qartë e drejtë. Tani le të fitojmë. Në Prishtinë, Pejë, Fushë Kosovë, Gjilan, Viti, Obiliq, Junik, Dragash, Suharekë”, ka thënë Abdixhiku.
Mes tjerash, ai falënderoi sërish 180 mijë votuesit që sipas tij e vulosën LDK-në si partinë e parë në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 12 tetor.