Abdixhiku u drejtohet qytetarëve për 100 eurot e para zgjedhjeve: Më mirë merrni ju se Vuk Hamoviqi

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku u ka thënë qytetarëve që 100 eurot e shpërndara nga i pari i qeverisë në detyrë, Albin Kurti, më mirë t’i marrin ata, sesa Vuk Hamoviqi.

Në “Rubikon” të Klan Kosovës, Abdixhiku e argumentoi këtë deklaratë të tij.

“Këto ndihmesa që iu vinë në fundvit, le t’i marrin paratë, se ma mirë është me i marr ata paret sesa me i harxhu te Vuk Hamoviqi. Këta e kemi pa ku i çojnë paret, dhe të dielën do e japin verdiktin final”, u shpreh i pari i LDK-së.

Nga ana tjetër, Abdixhiku kritikoi qeverinë në detyrë për mospunë në këto pesë vjet, e që sipas tij, Qeveria Kurti ka bërë vetëm shou.

“Nëse populli i Kosovës vlerëson që politika e tillë e përkthyer në Dimal Bashë, Mefail, Ardianë, Albin, është politika që i duhet Kosovës… duhet me e kuptu një gjë bazike, në politikë nuk janë për me i shërby disa figurave politike e me pas jetën Big Brother, sepse s’ka punë ka shou, pesë vjet shou”, tha ai.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika