Abdixhku: Fukarallëku mendor i Qeverisë Kurti 2,  po i prodhon tkurrje kolektive të gjithë shoqërisë sonë

Kryetari i LDK-së e ka akuzuar Kurtin se nuk është duke punuar, por vetëm po ankohet për qeveritë e kaluara

Kryetari i Lidhjes Deokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku

Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar për shkak se Qeveria Kurti 2 ka bërë vetëm 9 për qind investime kapitale në Kosovë.

Abdixhiku ka thënë se në dekadën e fundit është shënuar rekordi për investimet me të ulëta kapitale, e ky rezultat është si pasojë e Qeverisë Kurti 2.

“Fukarallëku mendor i kësaj Qeverieje po i prodhon tkurrje kolektive të gjithë shoqërisë sonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas Abdixhikut, Kosova ka hyrë në vitin e dytë që nuk ka asnjë projekt kapital nga qeveria.

“Premtimet e 40 çerdheve në Kosovë, të 4000 banesave sociale, të rrugëve rajonale, bankave zhvillimore e aseteve sovrane – nuk kanë filluar as edhe në letër”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se për Kurtin është me lehtë të ankohet për gabimet e qeverive të kaluara në 20 vjetët e fundit sesa të punojë.

I pari i LDK-së ka ngritur disa pyetje për qytetarët e Kosovës “kur keni parë kryeministrin e Kosovës të fillojë, përurojë apo edhe të flasë për ndonjë projekt madhor kudo në Kosovë? Cilën vendpunishte me punëtorë e ka nisur ai apo kjo qeveri deri më sot?”.

Gjithashtu, Abdixhiku ka theksuar se Repubilka e Kosovës ka nevojë për zhvillim, e zhvillmi siç thotë ai, nuk mund të reduktohet në disa transakcione bankare të skemave sociale.

“S’është ekonomia kaq e thjeshtë e shteti s’është vetëm bankë. Kosova megjithatë ka nevojë për projekte të guximshme dhe të mëdha; për investime kapitale në spitale, shkolla, infrastrukturë rrugore, stadiume, salla kulturore e në energji – në pothuajse çdo fushë të jetës publike”.

Qeveria Kurti 2, sipas Abdixhkut, nuk e ka bërë,“as edhe një shenjë e lënë”.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika