Abelard Tahiri shan në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, është dëgjuar duke sharë, gjatë përplasjes me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, rreth diskutimeve për ambasadorin Martin Berishaj.

Tahiri e përdori këtë fjalor, gjersa Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, i është penguar fjalimi i saj në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e opozitës e kanë bojkotuar fjalimin e Haxhiu, duke i goditur tavolinat, në momentin kur ajo ishte duke folur për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

“Pika e katër të rendit të ditës është edhe komisioni hetimor që është propozuar për menaxhimin e krizës energjetike, por edhe nisma e LVV-së që të hetohet që nga viti 2006 gjithçka çfarë ka ndodhur”, është shprehur ministrja.

“Jeni të shqetësuar e kuptoj, por në këtë vend nuk do të lihet asgjë për t’u zbardhur. Nuk lëvizi pa e kryer fjalën. Sa të qetësohet opozita do të vazhdoj.

Ndërsa opozita ka vazhduar tutje duke goditur tavolinat.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika