Abott për festën e Fitër Bajramit: Ju uroj gëzim, paqe dhe prosperitet

Ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Abbott, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit dhe pritjen e festës së Fitër Bajramit

Ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Abbott

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit dhe pritjen e festës së Fitër Bajramit.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka uruar paqe e prosperitet.

“Urime Fitër Barjamin për të gjithë ata që festojnë! Ju uroj gëzim, paqe dhe prosperitet”, ka shkruar Abott.

Ndryshe, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në adresimin e tij është shprehur se kjo festë që troket te të gjitha shtresat e popullatës me porosi e mesazhe të ngrohta, gjithnjë në funksion të afrimit me rahmetin e Krijuesit të gjithësisë, i cili për agjërimin ka premtuar shpërblim të veçantë.

Myftiu ka shtuar se pas dy vjete që i kaluam në përballje me pandeminë Covid-19, kësaj radhe, falë Zotit të Madhëruar, Ramazanin që po e përmbyllim dhe festën e Fitër-Bajramit, nga e cila na ndajnë vetëm edhe pak orë, e shijuam pa masa kufizuese, rikthyem atmosferën e Ramazanit në shtëpitë tona, bëmë namaze e ibadete nëpër xhamitë tona anekënd vendit, vizituam njëri-tjetrin, me një fjalë, shijuam mirësitë e Ramazanit ashtu siç e meriton ky muaj i bekuar.

“Dashtë Zoti që të mos përballemi më me masa kufizuese, të cilat qenë të domosdoshme, por krijuan një lloj distance ndërmjet nesh”, ka thënë Tërnava.

Festa e Fitër Bajramit pason Muajin e Ramazanit, gjatë të cilit besimtarët myslimanë agjërojnë për 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika