Abrashi: Kushtetuesja do të sqarojë procesin e votimit, opozita po vepron me inate

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, pas dështimit të 34-të me radhë për konstituimin e Kuvendit, ka akuzuar partitë opozitare për bllokadë të qëllimshme dhe veprim në kundërshtim me Kushtetutën.

Sipas tij, refuzimi i deputetëve të opozitës për të marrë pjesë në votimin për formimin e komisionit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit është shkelje e qartë e rendit kushtetues dhe pengesë për funksionalizimin e institucioneve të reja.

“Shprehim zhgënjimin tonë të thellë për këtë bllokadë të qëllimshme dhe në plotni në kundërshtim me Kushtetutën nga opozita. Zgjedhjet janë proces demokratik dhe kur nuk i fiton, minimalja e etikës politike dhe njerëzore është ta pranosh rezultatin dhe të vazhdosh me rrjedhën institucionale”, ka deklaruar Abrashi.

Ai ka shtuar se opozita po vepron me “inat destruktiv” dhe pa një qëllim të qartë, duke mbajtur peng Kuvendin dhe, si pasojë, edhe qytetarët e vendit.

“Ne jemi në proces të pritjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendim i cili do ta sqarojë procedurën e votimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kjo çështje është iniciuar në këtë institucion dhe na mbetet neve të presim atë vendim, në mungesë të reflektimit të deputetëve të opozitës”,  ka deklaruar mes tjerash  Abrashi.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika