Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, gjatë një takimi me banorët e lagjes Kurrillë, ka vënë në pah rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë me qytetarët.
Ai u ul mes tyre, duke treguar se qëllimi i vizitës nuk ishte fjalimi politik, por bashkëbisedimi i hapur.
“Çaj pa muhabet nuk ka, e muhabet pa çaj nuk bën hiq, keshtu eshtë në Kurrille. Nuk shkuam per fjalime, po per me u ule mes njerëzve, me e dëgjue njëri-tjetrin. Një fjalë sillte tjetrën, nje hall hapej me sinqeritet, një shaka e lehtë na kthente buzëqeshjen. Ky eshtë shpirti i lagjeve tona, sidomos i Kurrillës: i ngrohtë, i gjalle dhe gjithmonë i hapur”, ka shkruar Abrashi.