Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka deklaruar se pjesëmarrja në tubimin e mbajtur në Kobaj ka qenë masive, duke theksuar mbështetjen e fuqishme të qytetarëve për VV-në.
Në këtë tubim morën pjesë edhe nënkryetari i Lëvizjes, Glauk Konjufca, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deputeti Arbër Rexhaj, bartësja e listës Dafina Alishani, përfaqësuesi i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, si dhe anëtari i kryesisë së VV-së, Elvis Hoxha.
Abrashi tha se entuziazmi i banorëve të Kobajt, ashtu si edhe në takimet e shumta të mbajtura në gjithë Prizrenin, është dëshmi e qartë se fitorja e 12 tetorit po bëhet çdo ditë më e madhe dhe e pandalshme.