Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në sheshet e Prishtinës për të protestuar kundër Gjykatës Speciale, protestë e cila ka nisur në orën 17:00 dhe është organizuar nga Organizatat e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo gjykatë po tenton të rishkruajë historinë e luftës çlirimtare. Nga OVL e UÇK-së e konsiderojnë se Gjykata Speciale nuk po ndjek vetëm individë për krime të pretenduara, por po e kriminalizon vetë luftën dhe organizatën që solli lirinë e vendit.
Në një deklaratë të dhënë në emisionin FIVE të TV Dukagjinit, ish-gjenerali i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, ka kritikuar funksionimin dhe qëllimin e Gjykatës Speciale.
Ai theksoi se prokurorët dhe gjykatësit atje nuk e akuzojnë drejtpërdrejt asnjë udhëheqës të UÇK-së, por i konsiderojnë si pjesë të një “organizate të përbashkët kriminale”, pra UÇK-në.
Lame e ka quajtur këtë një përpjekje të qartë për ta kriminalizuar historinë dhe luftën çlirimtare të Kosovës, duke e përshkruar gjykatën si një instrument politik që vepron kundër interesave të popullit të Kosovës.
“Atje po nuk po thuhet në asnjë rast që këta bura që janë atje, kanë bërë vepra kriminale. Por ata thjesht po thuhet se janë pjesë e një organizatë të përbashkët kriminale. Pra UÇK-ja, që ata ishin udhëheqësit e saj, konsiderohet kriminale. Më qartë, më saktë, më shqip nuk kanë çka të thotë ata prokurorët dhe gjykatësit atje. Tani ne duhet të kuptojmë, të vihemi në pozicionin tonë, si ka mundësi që neve të kriminalizojë historinë një gjykatë që e sollëm në skenë për të pastruar historinë nga llumi që tentuan të na lëshojnë të tjerët. Kjo gjykatë realisht po e shton llumin, nuk e pastron. Kjo nuk është thjesht një gjykatë që bën drejtësi. Është një gjykatë që po bën politikë. Dhe bën politik të shëmtuar, se bën politikë kundër një populli, në emër të atij populli. Të bësh politikë kundër Kosovës, historinë e luftës së kovës pr interesat e dikujt tjetër dhe të mos japësh llogari fare këtij populli, në emër të të cilit thirrjes, kjo është absurditet, absurdit më i madh i kohës”, ka thënë Lame.