Ademi pas rizgjedhjes: Do të jem në shërbimin tuaj, 24/7 më keni online për nevojat e futbollit

Agim Ademi pasi mori për të tretën herë mandatin për të udhëhequr edhe për katër vjet me Federatën e Futbollit të Kosovës, ka thënë se do të jetë në shërbim 24/7 për çështjen e futbollit, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se vota e dhënë ndaj tij, është besim për të dhe ekipin e tij.

“Të dashur delegatë, vota juaj sot është besim për mua dhe ekipin tim. Vota juaj sot është vlerësim i punës të bërë bashkërisht, dhe vota juaj sot është përkrahje për të ardhmen dhe punën e mëtejmë bashkë me ekipin tim. Realisht Federatën e Futbollit, këta njerëz këtu që i keni bërë bashkërisht me mua, si njeri i parë që më dhatë mandatin dhe më nderuat, është shytës, është punë, dhe është realisht një detyrë unë e bëjë, deri kur mund të bëjë dhe e bëjë me shumë qef dhe më shumë përkushtim. Gjithmonë do të jem i gatshëm në shërbimin tuaj, 24/7, më keni gjithmonë online për nevojat e futbollit, për detyrat tona që kemi bashkërisht me gjithë këta njerëz dhe me stafin tim dhe administratë e futbollit dhe i falënderoj shumë sepse këtë punë nuk e kam bërë unë, por e kanë bërë të gjithë këta. Unë mund të them lirisht se jam unë ai që menaxhojë punët, por unë jam njëri nga ju. Kjo është një praktikë e mirë dhe do të vazhdojë”, tha Ademi./EO

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika